Zbulohet iventari i Piramidës, 466 objektet dhe sendet personale të Enver Hoxhës që ishin të ekspozuar në muze

‘OLD BUT GOLD’, NGA ROLAND QAFOKU

Sapo ka përfunduar rikonstruksioni i piramidës, një prej godinave më të rëndësishme dhe një vend reference në Tiranë. Ajo tashmë është Qendra më e madhe e Inovacionit dhe Teknologjisë në Ballkan, por pak e dinë nga brezi i ri se kjo godinë dikur ishte muzeu i diktatorit Enver Hoxha. I inaguruar më 16 tetor 1988, ajo ishte e para vepër e ndërtuar në nder të tij pak më shumë se tre vjet pas vdekjes me urdhrin direkt të Ramiz Alisë dhe njw vendim të Byrosë Politike. Një godinë që habitshëm ngjasonte me ritin e faraonëve të Egjiptit të lashtë ajo u projektua nga vajza e diktatorit Pranvera Hoxha, bashkëshorti i saj, Klement Kolaneci, si dhe dy arkitektët e tjerë, Pirro Vaso dhe Vladimir Bregu. Kostoja e Piramidës ishte shumë e lartë për kohën dhe për ndërtimin e saj punuan 300 punëtorë. I konceptuar me disa pavione, në muze reklamohej jeta kronologjike e Hoxhës që nga lindja deri në vdekje. Në të ishin të reklamuara objekte dhe sende personale të diktatorit që ai kishte përdorur gjatë gjithë jetës së vet. Numri i vizitorëve ishte tejet i madh dhe besohet se nuk kishte asnjë banor i Tiranës së asaj kohe që të mos kishte qenë të paktën një herë brenda piramidës për të parë nga afër “pasurinë” e jetës së Enver Hoxhës. Fundjavat kishin edhe dyndjen më të madhe sepse vizitorë të Piramidës ishin banorët e rretheve. Ca nga indroktrinimi dhe ca nga kurioziteti, Piramida u shndërrua në një peligrinazh dhe rit shqiptar dhe të mendosh që kjo po ndodhte në vitet më të varfëra të shtetit shqiptar. Por fati i kësaj godine si muze i diktatorit ishte po aq sa qendroi diktatura. Vetëm dy vjet më pas, në Shqipëri u vendos pluralizmi dhe më 20 shkurt 1991 u rrëzua edhe simboli i kësaj diktature shtatorja e Enver Hoxhës në sheshin “Skënderbej”. Por protestuesit “bën një xhiro” edhe nga Piramida. Turma e njerëzve shkatërroi dhe flaku shumë objekte që ndodheshin aty dhe mund të thuhet që brenda asaj dite ajo e humbi funksionin e të qenit muze të Enver Hoxhës. Megjithatë punonjësit arritën të shpëtonin ç’të mundin. Pas ardhjes në pushtet të Partisë Demokratike, në vitin 1992 Piramida u bë Qendër Kombëtare e Kulturës dhe më pas akoma mori emrin Pjetër Arbnori. Aty u vendos në themelim edhe televizioni komnbëtar Top Channel. Ndërkohë ironia ishte se në bodrumet e godinës gjendeshin ende objektet dhe sendet e dikurshme të diktatorit Hoxha. Në vitin 2008, punonjësit bënë një iventar të plotë të materialeve që ndodheshin aty dhe që vjen sot i plotë ekskluzivisht për priza.al. Janë 466 objekte, sende personale të Enver Hoxhës që ishin të ekspozuar dhe që kishin shpëtuar nga shkatërrimi i vitit 1991. Një pjesë e tyre janë të shoqëruara edhe me fotografitë përkatëse. Ato janë sende personale që nga fëmijëria si veshje, libra, fletore, çanta, blloqe, kandil, nga studimet e tij në Shqipëri dhe në Francë si libra të universitetit, veshje franceze të asaj kohe, të kohës që dha mësim në liceun e Korçës. Më pas janë sende dhe objekte gjatë Luftës së Dytë Botërore ku veçohet një dyshek me kashtë në të cilin Hoxha kishte fjetur në malet e Elbasanit, veshje ushtarake, dylbi, çizme, e të tjera. Më pas vjen edhe ajo periudhë që kishte më shumë objekte të Hoxhës që nisin që nga mjetet e punës si karrige, kolltuqe, telefona, lapsa, stilografë, lente, orë, diktofonë, çanta, bojë e shumë të tjera. Një set tjetër në këtë iventar janë edhe veshjet e Hoxhës që nisin nga këpucët deri te kostumet, këmisha, kravata, shajet, kokoret, palltot, abazhurë, bastunët etj. Vlen të veçohen edhe objekte dhe sende që i ishin dhuruar diktatorit nga kolektiva të ndërmarrjeve, apo uzinave të ndryshme, si vazo, pjata, kuti të gjitha të punuara me dorë. Objekte që tërheqin vëmendjen në këtë iventar janë edhe dhuratat e bërë nga të huajtë që kryesisht ishin komunistë të vendeve të ndryshme të botë. Mes tyre veçohen shpata, medaljone, piktura, flamuj, pjata dekorative dhe deri te një copë nga një avion amerikani i rrëzuar që mendohet se ka qenë i dhuruar nga Vietnami. Bien në sy edhe objekte që Hoxha kalonte kohën e lirë si një tavëll. Ne po botojmë për priza.al të gjithë këtë iventar me objektet përkatëse.

Iventari me 466 objekte, sende dhe veshje personle të diktatorit Enver Hoxha që ndodheshin në muzeun me emrin e tij te godinë e Piramidës:

  1. Jastëk
  2. Shilte e kuqe
  3. Sënduk
  4. Arkë e dyqanit Flora
  5. Anela të bardha me dantella
  6. Dosje të kuqe, 21.
  7. Karrige kashte
  8. Karrige dërrase
  9. Tavolinë mesi e vogël
  10. Tavolinë kashte
  11. Tavolinë mesi me rimeso
  12. Tavolinë mesi me këmbë luani
  13. Kulltuk kashte
  14. Karrige me ndenjëse kashte
  15. Tavolinë që mbyllet
  16. Karrige me ndenjëse meshini
  17. Tavolinë mesi e rrumbullakët
  18. Bisturi
  19. Portofol
  20. Orë dore
  21. Libër “Vitet e rinisë”
  22. Kapele liceisti
  23. Penë e shishe boje
  24. Bllok ditar
  25. Kurorë
  26. Shilte e kolltukut me kashtë
  27. Kasetë video, 27.
  28. Kaseta magnetofoni, 10.
  29. Makinë kapëse aktesh
  30. Portaminë
  31. Gërshërë
  32. Rapitograf
  33. Pllakat “Lenini”
  34. Albume, 34.
  35. Ndriçues me lente
  36. Arkë metalike
  37. Libër “Kur hidheshin themelet”
  38. Korniza metalike
  39. Kolltuk me punim artistik
  40. Abazhur me 5 globe
  41. Abazhdur i dhomës së lindjes
  42. Suport plastik me dy stilolapsa
  43. Thikë zarfash
  44. Kolltuk me rrota
  45. Flamuri i shtratit të topit
  46. Xhamadan nga Kosova
  47. Qeleshe
  48. Shall aksioni
  49. Çantë e zezë
  50. Çantë tip dosje jeshile me stilolaps dhe stemë
  51. Punim artistik (prej leshi)
  52. Këmisha
  53. Kravata
  54. Shall gri
  55. Kapele republike kafe
  56. Kostum ushtarak (Xhaketë, jelek, pantallona)
  57. Pallto gup e zezë
  58. Kokore e zezë
  59. Kokore kafe
  60. Pallto ¾ gëzof
  61. Çizme ushtarake me gëzof
  62. Ndriçues tavoline
  63. Abazhur tavoline
  64. Aparat telefoni i kuq
  65. Aparat steriofonik “Fhilips”
  66. Bllok shënimesh
  67. Thikë për zarfa
  68. Orë tavoline Seiko
  69. Orë tavoline Seiko
  70. Pardesy bezhë
  71. Filxhan kafeje me pjatë
  72. Kosh letrash i zyrës
  73. Mbështetëse tavoline meshini
  74. Tavëll kristali
  75. Gotë uji
  76. Çizme gjuetarësh
  77. Glob gjeografik
  78. Shishe me ujë selite
  79. Mikroskop
  80. Kuti me sheqer
  81. Bojë pelikan e kuqe
  82. Kaseta magnetofoni bosh
  83. Vazo porcelani (balte)
  84. Bllok kalendar me dy stilolapsa
  85. Fyell metalik
  86. Kuti cigaresh, dru
  87. Jastëk Flamur (lesh)
  88. Qeleshe
  89. Punim shqiponje (bakër)
  90. Stema e republikës
  91. Lente me korent
  92. Bojë pelikan, blu
  93. Gërshërë berberi
  94. Thikë zarfash
  95. Shirit shkronjash (tre të hapura)
  96. Kaseta diktofoni
  97. Kuti letre kasetash
  98. Diktofon me këllëf
  99. Takëm boje
  100. Karafila të kuq
  101. Libër nga Zelanda e Re
  102. Shirit magnetofoni
  103. Medaljon nga shqiptarët jashtë atdheut
  104. Pllakë bronxi nga shoqata “Skënderbeu”
  105. Rozetë argjendi nga Nd. Artistike “Migjeni”.
  106. Bllok skedar (Gloza)
  107. Brez (leshi)
  108. Kuti me yll
  109. Çantë Kongresi i I-rë
  110. Bllok skedar lëkure
  111. Flamur me stemën e republikës
  112. Çantë tip dosje
  113. Kalendar me Stalinin
  114. Dhuratë me prodhimet e naftës
  115. Bazament ulliri
  116. Kuti me objektiva
  117. Orë tavoline
  118. Çantë ushtrie
  119. Çizme me mamuze
  120. Fletore vizatimi e Ilir Hoxhës
  121. Fletore vizatimi e Sokol Hoxhës
  122. Fletore e vizatimit e Pranvera Hoxhës
  123. Libri i historisë
  124. Çantë tip dosje
  125. Kapele
  126. Shall i anesë
  127. Bastun
  128. Mbulesë tavoline
  129. Fletore kalendar
  130. Libër i Historisë së Partisë
  131. Flamuri (dhuratë)
  132. Triko xhaketë
  133. Kalendar elektronik
  134. Lente
  135. Historia anglo-amerikane
  136. Tavëll me sedef
  137. Mbulesë tavoline
  138. Radio e nënës
  139. Tavëll jeshile
  140. Mbajtëse shkrepse
  141. Diktofon me këllëf
  142. Pantallona të bardha
  143. Rrip Mesi
  144. Këmishë me qendisje
  145. Pulovër
  146. Këpucë të bardha
  147. Kallëp këpucësh importi
  148. Kapele
  149. Telefon sekretarie
  150. Çantë shkolle
  151. Aparat fotografik
  152. Orë dore
  153. Kuti cigaresh të xhaxhait
  154. Kaseta magnetofoni
  155. Kuti cigaresh (motovor)
  156. Stilograf me kuti (omos)
  157. Orë xhepi me qostek
  158. Radio dore me tranzitor me këllëf
  159. Stilograf me kuti (omos)
  160. Lente e vogël
  161. Kaseta magnetofoni
  162. Shirit zie
  163. Çantë pune
  164. Çantë gjuetie
  165. Gjerdan fisheku
  166. Dosje kartevivor
  167. Pipë druri
  168. Pjatë filxhani
  169. Perde
  170. Albumi “Kur hidheshin themelet”
  171. Punim metali hekurudhe
  172. Çantë tip dosje
  173. Punim artistik Shkodra
  174. Shirita të kuq
  175. Pllakë hekuri (Lure)
  176. Shirita të ndryshëm
  177. Lule artificiale
  178. Shportë me lule artificiale
  179. Trëndafila
  180. Buqetë me karafila
  181. Shirit i vendosur te varri i Enverit
  182. Shpatë metalike
  183. Stemë e RPSSH
  184. Pllakë çeliku (dhuratë për 40-vjetorin)
  185. Busti i Leninit
  186. Prodhimi i parë i gizës shqiptare
  187. Pikturë në xham
  188. Vagon i vogël
  189. Vagon i vogël skode
  190. Maket bazë lufte “Shtëpia e Mehmet Myslimit”
  191. Shah mermeri
  192. Stemë druri
  193. Pamje gruaje me veshje turke
  194. Vegël muzikore turke
  195. Busti i Shkurte Pal Vatës
  196. Pjatë porcelain
  197. Pjesë avioni amerikan
  198. Pllakë bronxi nga Hungaria
  199. Vazo e madhe
  200. Llampë vajguri e thyer
  201. Fotopllakat 27.09.1979
  202. Punim pirografik nga pionerët e Pogradecit
  203. Punim artistic në filigram nga Rexhep Duraku
  204. Pentagram notash
  205. Takëm boje bronx
  206. Stemë e dhuruar Enver Hoxhës nga shqiptarët e Argjentinës
  207. Medaljon qeramike
  208. Buqetë lulesh
  209. Traktori i parë shqiptar
  210. Pllakë marksist-leninist në bronx
  211. Derdhje në Bronx nga Rubiku
  212. Dy pjata (dru-metalike) nga Libani
  213. Takëm duhani fildishi
  214. Pikturë dhuruar nga Kanadaja
  215. Stemë bronzi nga Bolivia
  216. Portret i Enver Hoxhës në dru
  217. Top i vogël ushtarak
  218. Bazo porcelani nga Spanja
  219. Pinguin me shpatë druri
  220. Kokë zogu punim në dru
  221. Statujë në formë grushti
  222. Shirit me muzikë irlandeze
  223. Incizime me këngë shqiptare
  224. Kaseta me këngë shqiptre
  225. Maketi i Hidrocentralit të Komanit
  226. Pllakë hekuri farkëtari
  227. Pikturë panorama
  228. Yll punim në dru
  229. Punim artistik në lesh
  230. Kuti druri nga artistikja
  231. Takëm boje alumini
  232. Shtëpia ku u themelua partia
  233. Maket druri nga kombinati Stalin
  234. Copë minerali dhuratë
  235. Punim kadife nga Portugalia
  236. Këllëf flamuri
  237. Kuti varg rruazash dhe unazë
  238. Furrnalta e parë, pllakë metalike
  239. Pllakë porcelani Rec-Berc
  240. Stemë metalike, hartë e Laosit
  241. Pllakë bronzi Krrabë
  242. Pjatë e delegacionit I F-C Kampoxhian
  243. Mjete të thjeshta mbrojtëse
  244. Flamur nga Hollanda
  245. Pikturë portret fëmije
  246. Mesazh në kornizë
  247. Flamur i vogël i Angolës
  248. Servis, ibrik, kupë, filxhan, pjatë
  249. Punim artistik (8 kukulla, piramidë, penë, etiketë, tas) Portugali
  250. Punim artistik (kukull, 2 stema, medaljon, guidë, 12 kuti shkrepse, 18 zarfa, 3 fletë volante, 6 fletë palosje, 3 pulla poste, 12 libra, 28 kartolina)
  251. Shpatë me këllëf dru
  252. Punim artistic mermeri
  253. Flamur i punuar me dru çikrik tezgjah, 1 vaskë porcelani
  254. Kampion minerali
  255. Kampion minerali
  256. Kampion minerali
  257. Nikel kallëp
  258. Kuti duhani
  259. Çakmak metalik
  260. Flamur i Konfederatës Peru
  261. Kuti duhani dru
  262. Album
  263. Aparat fotografik
  264. Punim me dru, Enver Hoxha
  265. Bastun i Enver Hoxhës
  266. Këpucë të përdorura
  267. Shami dore e bardhë
  268. Shami dore e bardhë me dizenjo bojë qielli
  269. Kravatë gri me vija
  270. Kravatë kafe me kutia
  271. Kasketë gri në bizele
  272. Kapele republike verore
  273. Rrip pantallonash kafe
  274. Çantë e vogël lëkure, 1 portaminë, 1 stilolaps
  275. Bllok i vogël kalendar
  276. Bllok shënimesh
  277. Bllok kafe kalendar
  278. Bllok shnimesh takëm me kapak të kuq
  279. Diktofon numër 10
  280. Kuti me tre kaseta diktofoni
  281. Kasetë jeshile me këngë
  282. Kaseta magnetofoni
  283. Kasetë dhuruar nga kosovarët
  284. Kasetë me shënime
  285. Kasetë me këngë kolonjare
  286. Kasetë me këngë tiranase
  287. Kasetë me diçiturë
  288. Numrator telefonik
  289. Kypyra e artë e Zerit të Popullit
  290. Kuti me 5 lapsa
  291. Aparat filmimi
  292. Fotografi me portretin e Enver Hoxhës
  293. Libra arabisht
  294. Shall aksioni
  295. Xhami i parë shqiptar
  296. Kostum gjirokastre (opinga llastiku, çorape leshi, benevrekë, qilota, bluzë brezi)
  297. Dosje, bllok shënimesh, program
  298. Dylbi të vogla për teatër me këllëf
  299. Pipë mduhani prej druri
  300. Pipë duhani plastike
  301. Copë pipash dukati
  302. Kuti cigaresh bojë kafe
  303. Dosje e kuqe e shoqëruar me ndarjene fletëve
  304. Çantë plastike bojë kafe
  305. Çantë zyre kafe prej lëkure
  306. Çantë e zezë me zinxhir
  307. Çantë e zezë pa zinxhir
  308. Albume të ndryshme, 44
  309. Blloqe të vegjël xhepi
  310. Kaseta magnetofoni për punë
  311. Kuti me fije shkrepëse
  312. Shishe me bojë pelikan
  313. Kuti kartoni për kaseta
  314. Letër pë pastrim syzesh
  315. Kuti me flamastra të kuqe, 12
  316. Kuti me flamastra të zeza, 11
  317. Kuti me flamastra blu, 11
  318. Filtra cigaresh me shirita, 18
  319. Rezerva stilolapsi, 19
  320. Stilolapsa me veshje metalike, 2
  321. Rezerva stilolapsi
  322. Bombël e madhe gazi
  323. Bombël gazi
  324. Bombël gazi dypon
  325. Kuti kartvizitash
  326. Stem e Republikës së Shqipërisë
  327. Vizore tavoline 25 cm
  328. Kuti me stilolapsa
  329. Nëndarëse tavoline në formë blloku
  330. Ngjitëse më kuti mbajtëse
  331. Zarfa poste të ndryshme
  332. Letër shkrimi daktilografike
  333. Kartvizita urimi
  334. Bllok kalendar tavoline
  335. Bllok kalendar i vitit 1971
  336. Bllok kalendar i vitit 1971
  337. Bllok shënimesh
  338. Letër për blloqe të vegjël
  339. Letër përdorimi për shënime 21×15, 19×12, 19×10
  340. Letër shënimesh në formë blloqesh të zinj
  341. Libri Lycem 1936
  342. Libri “Langue Françoise” 1922
  343. Libri “Geometrie” 1926
  344. Libri “Les textes francoise” 1927
  345. Libri “La Synthese du Drait” 1926
  346. Libri “Nouvean petit larausse”
  347. Libri “Geologie” 1925
  348. Libri “Phisigue” 1902
  349. Flamur gjysmë shtizë
  350. Flamur gjysmë shtizë
  351. Litar i kuq, i zi, i bardhë
  352. Litar mëndafshi, bardh e blu
  353. Litar i hollë mëndafshi
  354. Qese me dhe nga familja
  355. Fletë dafine bronzi lyer me ar
  356. Shirita të zinj të përdorur
  357. Shirita të zinj të përdorur nga anëtarët e KQ
  358. Lopatë për heqje dheu
  359. Medaljon dhuruar E.Hoxhës
  360. Zinxhir i argjendtë dhe monedhë
  361. Stilograf aurora
  362. Kupë nga Greqia
  363. Tufë me karafila
  364. Makinë shkrimi e përdorur nga Fuat Çela
  365. Aparat telefonik Tesla
  366. Aparat telefonik Tesla
  367. Aparat telefonik Tesla
  368. Aparat telefonik i zakonshëm
  369. Libra të ndryshëm, 50 copë
  370. Shirit kurore vendosur në varrin e E.Hoxhës. 198
  371. Jastëk të dekoratave, 14
  372. Kutitë e dekoratave, 13
  373. Kokore e përdorur leshi
  374. Bastun
  375. Pllakë gize e Kongresit të Pestë
  376. Takëm boje metalike
  377. Tabaka me 6 gota
  378. Vazo druri
  379. Pushkë e vendosur mbi hartën e Shqipërisë
  380. Skulpturë Skënderbeu në kalë
  381. Skulpturi në allçi
  382. Stilolapsa autoran ë kuti
  383. Medaljon Kongresi i VI, PKK
  384. Koleksion fluturash
  385. Gotë me bisht
  386. Gotë me grykë të mbyllur
  387. Kapele e kuqe
  388. Punim artistic shqiponja me foton e E.Hoxhës
  389. Copë e qëndisur, dhuruar.
  390. Shirita kurorash
  391. Shall në Kongresin e V-të
  392. Shall në Kongresin e V-të
  393. Filaxhn kafeje
  394. Mashë zjarri
  395. Zarfa ne ftesa dhe programi i Kongresit të III-të.
  396. Bateri radio dore e përdorur nga Enver Hoxha
  397. Kuti metalike me cigare kineze
  398. Kuti dekorative
  399. Fletore dhe libra të përdorur nga Sokol Hoxha. 6
  400. Fletore dhe libra të përdorur nga Ilir Hoxha dhe Pranvera Hoxha.7
  401. Hartë gjeologjike e Shqipërisë
  402. Pecetë e bardhë me lule
  403. Bastun i nënës
  404. Flamur peme
  405. Mbulesë tavoline nga Korça
  406. Skoc mbajtëse plastike
  407. Jastëk sfungjeri
  408. Jastëk i vogël leshi
  409. Jastëk i vogël me mbulesë
  410. Stemë e republikës
  411. Perde të bardha të dritares
  412. Anele të bardhë
  413. Tavëll e Enver Hoxhës
  414. Flamastra me ngjyrë
  415. Panoramë e Parisit 1908
  416. Dekorata të 10 vjetorit
  417. Këllëf druri për çizme
  418. Kremastar druri
  419. Çantë lëkure kafe e Spiro Kolekës
  420. Orë Zviezda e H.Kroit
  421. Stilograf
  422. Komplet pije (1 shishe dhe 4 gota)
  423. Pllakatë metalike bakër
  424. Bllok kalendar i vitit 1989
  425. Flamur me portretin e E.Hoxhes
  426. Shirit i përurimit të muzeut
  427. Vazo metalike
  428. Pllakë metalike
  429. Punim pirografik
  430. Abazhur druri i prishur
  431. Sepeti i dhomës së lindjes
  432. Demir oxhak
  433. Xhevze
  434. Bucelë uji
  435. Postiqe leshi
  436. Kandil
  437. Tabaka bakri
  438. Jastëk leshi mbushur me kashtë
  439. Gunë
  440. Maket i Hidrocentralit të Vaut të Dejës
  441. Etazher
  442. Kolltuk me pellush të kuq
  443. Kolltuk i Shtëpisë muze
  444. Etazher
  445. Banka e shkollës
  446. Grafik me polipropilen
  447. Portet i E.Hoxhës
  448. Djep i dhomës së lindjes
  449. Mangall i dhomës së lindjes
  450. Punim pirografik
  451. Tavëll duhani, 4
  452. Tavolinë mesi
  453. Shilte me damask
  454. Tavolinë e zyrës
  455. Telefon
  456. Autoparlant Siement
  457. Karrige me igelit të kuq
  458. Raft
  459. Tavolinë
  460. Tapet jeshil në M2
  461. Punim artistic bakri 2 lugë, 2 filxh, 1 band.1 kullesë, 4 pjata
  462. Zbukurime me zinxhir
  463. Kazëm e çekiç
  464. Magnetofon me kufje
  465. Pëllumb metalik
  466. Dyshek me kashtë

 

  1. Iventari me 466 objekte dhe sende personale të Enver Hoxhës që ndodheshin në muzeun e tij të Piramida.

2. Piramida si muzeu “Enver Hoxha” në momentin e inagurimit të saj më 16 tetor 1988.

3. Ambjente të brendshme të muzeut në të cilën janë ekspozuar objekte dhe sende të Enver Hoxhës.

4. Dysheku me kashtë që Enver Hoxha përdori në Labinot gjatë Luftës së Dytë Botërore.

5. Kolltuku i Enver Hoxhës.

6. Sënduku me rroba dhe bastuni i Hoxhës.

7. Telefoni i zyrës së Enver Hoxhës.

8. Shpatë, dhuratë për Enver Hoxhën.

9. Unaza e Enver Hoxhës.

10. Traktori i parë i prodhuar në Shqipëri, në miniaturë, dhuratë nga punonjësit e Kombinatit të Autotraktorëve.

11. Çantë e Enver Hoxhës.

12. Diktofon i Enver Hoxhës.

13. Karrige kashte e Enver Hoxhes bashkë me një shtatore në allçi e tij.

14. Gotë pije, dhuratë e shqiptarëve të Kosovës për Hoxhës me mbishkrimin “Kosova Republikë”.

15. Set shishe dhe gota rakie të Enver Hoxhës.

16. Fotografi, Enver Hoxha me Hysni Kapon.

17. Sënduk i Enver Hoxhës.

 

* Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Priza.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Priza.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016*

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *