Ndonëse në një vit pandemik, “Kënga Magjike” do të startojë shumë shpejt. Duket se përgatitjet janë drejt fundit, dhe festivali pritet të na dhurojë emocione prej datës 21 mars. E ndërsa finalja do të mbahet në 29 maj.
Burime për ‘RevistaWho’ kanë treguar se këtë vit juria e festivalit përbëhet nga këto emra: Arben Skënderi, Enkel Demi, Jonida Maliqi, Markelian Kapedani dhe Kozeta Kurti.
Emra të rinj në listën e këtyre zgjedhjeve nga produksioni janë Kozeta Kurti, gazetare e njohur me shumë vite eksperiencë në mediat shqiptare. Gjithashtu Markelian Kapedani, kompozitor dhe pianist i njohur. Ai ka qenë pjesë e shumë orkestrave instrumentale shqiptare.
Pak javë më parë, në emisonin “E diela shqiptare”, Ardit Gjebrea zbuloi edhe emrat e artistëve BIG që do të konkurrojnë këtë vit. Ata janë: Alban Ramosaj, Ardit Stafa & Salije Bajrami, Eneda Tarifa, Enxhi Kumria, Era Rusi, Erik Lloshi, Eva Alikaj & Çlirim Denaj, Fifi & Bruno, Fitnete Tuda & Don Duli, Gerta Mahmutaj, Julian Lekocaj, Klajdi Haruni & Flori Mumajesi, Krusita, Lindita, Lorenc Hasrama, Marjona Metohu, Marsela Çibukaj, Orgesa Zaimi, Semi Jaupaj, Soni Malaj, Xhesika Polo & Klint Çollaku, Xhon Jesku, Aurel Thëllimi, Eltina Minarolli & Dea Strica.