Zbulohet kapelja me ADN-në e Napoleonit/ Ja vlera e saj

Një kapelë e zbuluar rishtazi me dëshmi të ADN -së që vërteton se i përkiste Napoleon Bonapartit është shfaqur në shtëpinë e ankandit Bonhams në Hong Kong. I përshkruar nga Bonhams si “kapelja e parë që mban ADN -në e perandorit”, ajo po shihet në Hong Kong para se të zhvendoset në Paris dhe më pas në Londër, ku do të dalë në ankand më 27 tetor.

Sipas raporteve nga disa media ndërkombëtare, objekti zbarkoi rastësisht në shtëpinë e ankandeve Bonhams, e cila e vendosi atë në ekspozitë në selinë e saj në Hong Kong, para se të transferohej në Paris dhe më pas në Londër, ku do të dalë në ankand më 27 Tetor.

Kapelja, një nga bikornet që shihet shpesh në përshkrimet e Napoleonit në fushën e betejës, ishte blerë nga pronari i saj aktual në një shtëpi të vogël ankandesh gjermane, i cili nuk e dinte në atë kohë që i përkiste perandorit. Blerësi u intrigua kur kuptoi se kishte mbishkrime dhe karakteristika të tjera që sugjeronin se mund t’i përkiste Napoleoni dhe ai filloi të hetojë derisa objekti iu nënshtrua testeve më specifike dhe më të sakta në dispozicion.

Kapelja u testua më pas duke përdorur metoda të ndryshme, përfshirë mikroskopinë elektronike. “Pesë qime u zbuluan kur përmbajtja e kapelës u ekzaminua nga afër, Dhe dy nga ato u ekzaminuan pastaj dhe mbanin shenjën e Napoleonit tha Simon Cottle, drejtori menaxhues për Bonhams Evrope.

Veçantia e rrugës që ka përshkuar ky objekt, është e ndryshme nga origjina e kapelave të tjera të Napoleonit në qarkullim, dhuruar nga familje fisnike të lidhura me perandorin, ose nga ushtarë që i kishin mbledhur në fushën e betejës.

Për momentin vlerësohet se vlen midis 100 mijë deri ne 150 mijë Paund. Kapele të tjera janë shitur për 1 milion Stërlina.

/Burimi: The Guardian/ Përshtati Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *