Zbulohet korrespondenca/ Ky ishte burri që kishte ndikim të padiskutueshëm te Adolf Hitleri

Shumë histori janë treguar e madje edhe shumë libra janë shkruar për njerëzit më të ngushtë dhe bashkëpunëtorët e ish-diktatorit gjerman, Adolf Hitler.

Por hapja e arkivave në Gjermani apo gjetja rastësore e fakteve në Austri, ka treguar se edhe një person në dukje “në hije”, kishte ndikim të padiskutueshëm tek ish-kancelari më i famshëm gjerman.

Është fjala për të atin e Adolf Hitlerit.

Korrespondenca që u zbulua mes tij dhe të birit, në një papafingo austriake, hedhin një dritë të re mbi psikologjinë e diktatorit, argumenton një historian në një libër të botuar sot.

“Ashtu si Adolf Hitleri, Alois Hitler, i mbivlerësonte jashtëzakonisht shumë aftësitë dhe njohuritë e tij si autodidakt”,- tha studiuesi austriak, Roman Sandgruber.

File:Alois Hitler 2.jpeg - Wikimedia Commons

Historiani analizoi 31 letra të panjohura më parë, që Alois Hitler i kishte dërguar një burri, i cili i shiti atij një fermë në fshatin austriak Hafeld.

Faqet e shkruara me makinë sugjerojnë se babai i Hitlerit, një zyrtar doganor, kishte njohuri nga të gjitha.

“Babai i tij kishte dëshiruar gjithmonë të ishte një pronar erudit toke, që qëndron mbi të gjithë të tjerët”,- shpjegoi Sandgruber.

Sipas historianit, edhe i ati, edhe i biri, i përbuznin autoritetet dhe ndanin ndjenja antifetare.

Briefe von Adolf Hitlers Vater: Was enthüllt der Dachbodenfund in Österreich?

Adolf Hitler, i cili u lind në 1889 në provincën e Austrisë së Epërme, përfundoi duke u bërë lider i partisë naziste dhe kancelar i Gjermanisë.

Në librin e tij në gjuhën gjermane, i cili përkthehet “Babai i Hitlerit. Si Biri u bë diktator”, Sandgruber argumenton, gjithashtu, se, Hitleri ishte një antisemitist që në rini, që kundërshton idenë se ai filloi t’i urrente hebrenjtë vetëm pasi u shpërngul në Vjenë.

Versioni origjinal i një biografie nga shoku adoleshent i Hitlerit, August Kubizek, tregon se, Hitleri u bashkua me një klub antisemist vetëm dy muaj pas mbërritjes së tij në kryeqytetin austriak, sipas Sandgruber.

Who Was Hitler's Mother? - Biography

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *