Policia e Shkodres ka zbuluar mbrëmjen e të premtes një laborator droge në një banesë në Njësinë Bërdicë.
Mësohet se në këtë operacion janë vënë në pranga tetë persona, mes të cilëve pesë janë punonjës të OSHEE-së. Tre të arrestuar mësohet se janë kapur në flagrancë në laboratorin e drogës. Ndërsa dy persona janë shpallur në kërkim.
Blutë kanë sekuestruar rreth 2 mijë rrënjë kanabis sativa prej të cilave, një mijë rrënjë ishin gati për t’u hedhur në treg dhe një mijë rrënjë më të vogla, të sapo mbjella.
EMRAT E TE ARRESTUARVE
Bledar Ahmeti lexues i zonës, punonjës i OSHEE
Indrit Taraboshi, shef ekipi i OSHEE
Paulin Carri shef i teknikes, OSHEE
Agron Hoxha dhe Hektor Lami, elektricist arkëtimesh
/Priza.al/