Një mesazh zanor në të cilin kërkohej ndihmë iu dërgua nga një varkë që po fundosej organizatës bamirëse franceze ‘Utopia’ sipas një gazete franceze raporton Sky News.
Nikolai Posner, zyrtari i komunikimit i organizatës bamirëse, i tha gazetës se mesazhi zanor i dërguar në WhatsApp zgjati 22 sekonda u dërgua në orën 1.53 të mëngjesit me kohën e Mbretërisë së Bashkuar.
Në mesazhin zanor dëgjohet një burrë që lutet për ndihmë dhe thotë se varka ka mbetur në ujë dhe se ka familje brenda saj, ndërsa në sfond mund të dëgjohen të qara fëmijësh.