Vladimir Putin, presidenti rus mesa duket është në gatishmëri të plotë nga frika e një përshkallëzimi të mundshëm të konfliktit. Kjo pasi ai e mban afër kudo që shkon valixhes së famshme bërthamore. Kreu i Kremlinit u shfaq të hënën në kozmodromin 5000 km larg Moskës, ku u takua me një ndër aleatët e tij besnikë, bjellorusin Lukashenko dhe krah tij ishte valixhja bërthamore.
Ndërkohë, sipas ekspertëve kjo valixhe mbart dokumentet e nevojshme për të filluar një sulm shkatërrimtar bërthamor.
Jo më larg se një javë më parë, Putin është shfaqur në funeralin e një politikani në Moskë, dhe si gjithmonë pranë tij qëndron ndihmësi me valixhen e zezë.