Një sasi prej 2.6 ton kokainë u zbuluan në një anije gjysmë-zhytëse në brigjet e Kolumbisë, pranë kufirit me Ekuadorin.
Dy trupa u gjetën të pajetë brenda saj, ndërsa dy të tjerë në kushte tepër të këqija shëndetësore. Autoritetet thanë se ata mund të ishin asfiksuar gjatë zhytjes së mjetit të tyre lundrues, por për shkak mungesës së oksigjenit, kushteve jo të mira teknike ose të mungesës së eksperiencës.
Sasia e madhe e kokainës ishte ndarë në pako që mbanin logo të ndryshme, një mënyrë për të identifikuar se cilit blerës i takonte. Kjo mënyrë përdoret gjerësisht për drogën e paketuar që transportohet nga Amerika Latine drejt Shteteve të Bashkuara ose vendet të Europës.
Mjete të tilla lundruese përdoren shpesh nga trafikantët amerikano-latinë për të shmangur zbulimin.