Një bazë armësh është zbuluar ditën e sotme në Tiranë, pranë zonës së ‘5 Majit’.
Burime për median bëjnë me dije se armët dhe municionet ishin të futura në disa thasë dhe të hedhura në një gropë pranë një pallati të mbuluar nga shkurre.
Mësohet se armët e sekuestruara janë të tipit antitank, snajper, kallashnikov dhe një sasi fishekësh.
Ende nuk ka të arrestuar, ku raportohet se operacioni është duke vijuar.