Zbulohet një tjetër krim i porositur nga Suel Çela, tentoi të vriste biznesmenin e fuqishëm në vend. Hoxha zbardh detaje të rënda

Suel Çela ishte një ndër emrat e botës së krimit për të cilët SPAK ka firmosur urdhër arreste, ndërsa detaje të reja janë bërë me dije nga gazetarja Anila Hoxha ,në lidhje me krimet e porositura nga ai.

Një tjetër krim i porositur nga Suel Çela është ajo e tentativës për të vrarë administratorin e shkollës private Lulzim Masha, për të cilin Top Channel ka raportuar se i arrestuari Skerdi Tase dyshohej si vrasës me pagesë në këtë rast. Tasi nuk ka qenë vetëm në këtë ngjarje, por i shoqëruar nga Hoxhaj.

Atentati ndaj administratorit Lulzim Masha nodhi më 18 janar 2022 ku një person qëlloi me armë zjarri ndaj makinës së tij. Në lidhje me ngjarjen u arrestua 31-vjeçari Skerdi Tasi i cili u akuzua për “Vrasje me paramendim” e mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit.
Masha po udhëtonte i vetëm në makinë kur autori ka qëlluar drejt makinës së tij. Drejt tij është qëlluar me 3 plumba, ku 2 prej plumbave kanë kapur makinën tip “Benz” me të cilin po lëvizte Masha.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *