Zbulohet parcela me 160 rrënjë kanabis në Krujë

Një tjetër parcelë e kultivimit të kanabisit është asgjësuar këtë të martë në Krujë.

Në kuadër të fazës së gjashtë të megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Territor i pastër”, në fshatin Sallakë është goditur një tjetër rast i kultivimit të bimëve narkotike cannabis sativa.

Sipas policisë mësohet se janë asgjësuar me anë të djegies, rreth 160 fidanë dhe bimë narkotike.

Gjatë pesë fazave të mëparshme të këtij megaoperacioni, janë gjetur dhe asgjësuar 5393 fidanë dhe bimë narkotike cannabis sativa, të kultivuara në tokë dhe në kubikë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë kanë intensifikuar kontrollet në territore të hapura të rrethit të Krujës, të asistuar dhe nga dronë, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike.

Si rezultat i kontrolleve, gjatë fazës së gjashtë të megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Territor i pastër”, në fshatin Sallake, Krujë, u gjetën të kultivuar 160 fidanë dhe bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa. Fidanët dhe bimët e dyshuara narkotike u agjësuan me anë të djegies, ndërsa një pjesë e vogël e tyre u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Krujë vijojnë veprimet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të kësaj veprimtarie kriminale. Megaoperacioni policor antikanabis i koduar “Territor i pastër”, vijon.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *