Një plantacion me 2100 rrënjë kanabis në periferi të Athinës është sekuestruar ditën e sotme nga Policia greke.
Ndërkohë 6 persona, 5 shtetas shqiptarë dhe një gjeorgjian kanë rënë në prangat e bluve të Athinës.
Parcela e madhe me rreth 2,000 rrënjë kanabis është zbuluar në fshatin grek Vila, pranë Athinës, ndërsa zona ishte e rrethuar me aparatë fotografikë “kurth”, bllokues sinjali, radio për intercom dhe mjete të tjera për kultivimin e bimëve.
Policia deklaron se ka arrestuar 6 shtetas shqiptarë, 5 meshkuj të moshave 24-45 vjeç dhe një femër 41 vjeç. Mësohet se organizata e shqiptarëve kishte degë në të gjithë Greqinë, ku shpërndante lëndën narkotike.
Për gjetjen e lëndës narkotike u përdorën qentë anti drogë,ndërsa forca të shumta policie u përdorën për rrethimin e zonës pasi trafikantët kishin instaluar sisteme kamerash dhe sistme alarmi në gjithë zonën.
Armët dhe pajisjet e sekuestruara nga policia gjatë aksionit:
2101 fidane kanabis, 50 cm deri në 1.10 m lartësi të cilat u shkulën
Mitrolozë me karikator, gati për përdorim
2 pistoleta, njëra prej të cilave ka një fishek në grykë
Fishekë të kalibrave të ndryshëm
9 telefonat celularë të përdorur për të komunikuar me njëri-tjetrin
Sistemi portativ i intercom dhe dy transmetues pa tela
Pajisje për bllokimin e sinjalit
Shumë mjete bujqësore, vazo, pako me dhe, plehra dhe aksesorë të përdorur për rritjen e fidanëve.