Zbulohet parcela me 2440 fidanë në afërsi të malit të Olimpit

Efektivët e Departamentit të Narkotikëve të Sigurimit të Patrës kan zbuluar së fundmi një parcelë gjigande me nga 2,440 fidanë, kjo parcelë mësohet të jetë lokalizuar me saktësi në zonën e paarritshme pyjore të Zagora Magnezia.

Sipas policisë, është organizuar një aksion i gjerë nga policia e Prokurorisë së Narkotikëve dhe ajo e Patrës, me asistencën e policisë së EKAM-it, O.P. KE dhe Prokuroria e Narkotikëve Volos.

Sipas mediave , gjatë operacionit, policia gjeti një plantacion të organizuar, ku kultivoheshin 2440 fidanë kanabis në rritje të plotë, tre tharëse dhe 13 kilogramë të së njëjtës lëndë narkotike. Autorët do të kishin një korrje totale kanabisi prej të paktën dy ton e 440 kilogramë, ndërsa përfitimi monetar i parashikuar së bashku me sasitë e kanabisit të zbuluar do të shkonte nga 7.360.000 euro deri në 9.812.000 euro.

Plantacioni kultivohej në një zonë të projektuar posaçërisht, e rrethuar me bimësi të dendur pyjore, me një sipërfaqe totale prej pesë hektarësh, të ndarë në katër nivele, të cilat lidheshin me njëra-tjetrën me shtigje të improvizuara.

Në të njëjtën kohë, kultivuesit kishin vendosur zorrë vaditjeje, një gjatësi totale prej rreth pesë kilometrash, të cilat përfundonin në dy depozita të improvizuara për grumbullimin e ujit, të ushqyer nga një përrua, pranë plantacionit ndodheshin dy struktura të improvizuara prej druri që përmbanin nëntë shtretër të improvizuar, rroba, shtroje, enë gatimi dhe bombola gazi.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *