Një 31 vjeçare në Tiranë është arrestuar pasi gjatë operacionit policor “Kamuflimi” u zbulua se kishte përshtatur një qendër masazhesh për të kryer veprimtarinë e kundërligjshme të prostitucionit.
Në kuadër të këtij operacioni është shpallur në kërkim edhe bashkëpunëtori i saj. Gjithashtu sipas njoftimit të policisë janë vënë në pranga 2 shtetas dhe procedohen penalisht 5 të tjerë.
Njoftimi i policisë:
Finalizohet pas një pune të mirëfilltë hetimore disamujore, nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, operacioni policor i koduar “Kamuflimi 2”.
Kishin përshtatur një qendër masazhesh, për veprimtarinë e kundërligjshme të prostitucionit, vihet në pranga një 31-vjeçare, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i saj.