Zbulohet se skeçet e tyre janë të kopjuara nga komedianë italianë, rrjeti shpërthen në akuza për plagjiaturë ndaj vëllezërve Veshaj (Video)

Emisioni i binjakëve Donald dhe Romeo Veshaj së fundmi për shumë njerëz ka lënë për të dëshiruar.

Bëhet fjalë për një pjesë nga humoret e Romeos dhe Donaldit të cilë janë bërë një burim kritikash pasi akuzohen për plagjiaturë. Persona të ndryshëm nga mediat socale kanë zbuluar se një nga skeçet e fundit është kopjuar nga batutat e grupit Italian “The Jackal” të cilët postojnë video në YouTube.

 

Faqja “Alo kam një pyetje” në Instagram ka ndarë videon e krahasimit ku shihet se batutat dhe gjestet janë të kopjuara fjalë për fjalë.

 

Njerëz të shumtë kanë shpërthyer në kritika teksa vetë dy autorët nuk kanë bërë asnjë reagim. Megjithatë, nuk dihet nëse idea ka qenë e tyre apo e ndonjërit prej bashkëpunëtorëve të stafit dhe Veshajt nuk janë në dijeni.

Të premten ata kanë folur për herë të parë për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Vlorë 5 vite më parë.  Raportohet se vëllezërit Veshaj janë dënuar me 2 vite burg për veprën penale “plagosje e rëndë me dashje” kryer në bashkëpunim, por në bazë të nenit 59 të Kodit Penal u urdhërua pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim. U bë me dije gjithashtu se Prokuroria e Vlorës dërgoi rastin për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë dhe kjo e fundit e regjistroi rekursin duke caktuar si datën e seancës së parë 27 majin.

Donaldi sqaroi se kanë pasur vetëm një seancë këshillimi dhe jo një seancë gjyqi, ndërsa së bashku Romeon kanë sulmuar edhe mediat.

Donaldi: Arrihet deri në shpifje. Për mua dhe Romeon thuhej ka një seancë gjyqi, kur ajo ishte një seancë këshillimi dhe ne nuk kemi dashur të dalim as në deklarata, as nëpër Instagram të themi që kjo nuk është e vërtetë sepse portalet atë duan që të marrin vëmendje. Të gjitha bëhen për klikime dhe për dy lekë të poshtra dhe të qelbura!

Romeo: Gazetat faleminderit që na mbështesni, faleminderit që bëni lajme, ka lajme shumë të bukura që dalin nga ju, por mendoni kur bëni një shpifje dhe bëni skenarin e gjithë historisë, mendoni: Po ky njeriu a ka familje në shtëpi? Po dale mo se kjo gjëja nuk është kështu.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *