Zbulohet shkaku i ekzekutimit të ish-deputetit Pashko Ujka/ Konflikti me vrasësin 20-vjeçar që erdhi nga Italia për..

Dy ditë më parë në Velipojë u vra ish-deputetit dhe ish-kreu i kësaj Komune Pashko Ujka. Ditën e sotme, pasi arrestoi një nga autorët e dyshuar 20-vjeçari Kristjan Klemendi, policia vuri në pranga edhe një tjetër të dyshuar, Marjan Kola, 53 vjeç. Ai është arrestuar në Morinë, teksa po tentonte të largohej nga vendi

Ndërkaq, detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e ish-deputetit. Dyshohet se shtetasi Kristjan Kelmendi, që është ndaluar nga policia si autor i dyshuar i vrasjes mendohet se kohët e fundit ka patur një konflikt me viktimën për një borxh.

Sipas burimeve policore, Pashko Ujka, i ka shitur para pak vitesh një shtëpi. Ajo banesë në kohë kur jetonin familjarët e ish-deputetit është përfshirë nga një zjarr dhe aty ka humbur jetën një prej familjarëve dhe në këtë mënyrë ish-deputeti ka vendosur që ta shesë.

Blerësi është shtetasi Kristjan Kelmendi, i cili ka patur për ti dhënë një shumë prej 30 mijë eurosh ish-deputetit për ky i fundit, në atë kohë i ka thënë nuk i dua ato para duke qenë se aty ka humbur jetën një familjar. Pas kësaj historie, kohët e fundit viktima për shkak të problemeve ku dyshohet se është futur me borxhe të pashlyera ka telefonuar 20-vjeçarin i cili ndodhej në ai Itali duke i kërkuar që ti japë shumën prej 30 mijë eurosh. 20-vjeçari ka kundërshtuar duke thënë se ai është një bisedë e mbyllur mes tyre por sipas dyshimeve ish-deputeti i ka thënë se nëse nuk i kthen paratë në pak kohë do ti nxjerrë familjen jashtë nga shtëpia që i kishte shitur.

Palët kanë debatuar mes tyre dhe më pas 20-vjeçari Kelmendi dyshohet se ka ardhur nga Italia dhe ka ruajtur ish-deputetin duke e qëlluar mbrëmjen e 29 nëntorit afër banesës së tij në një lulishte pranë zonës së këmbimit valutor.

Personi tjetër i arrestuar, shtetasi Marjan Kola 53 vjeç i cili u kap duke ikur në doganën e Morinës drejt Kosovës dyshohet se është bashkëpunëtor i 20-vjeçarit në vrasjen e ish-deputetit dhe ish-kryetarit të komunës Velipojë Pashko Ujka, i cili u qëllua me një plumb në pjesën e sipërme në shtyllën kurrizore që i mori jetën. Shtetasi Kristjan Kelmendi dyshohet se ka shenja baruti në duar dhe pritet një konfirmim i fundit nga policia shkencore.

Dy të ndaluarit kanë mohuar akuzat ndaj tyre në polici duke thënë se nuk kanë lidhje me këtë vrasje. Policia dhe prokuroria vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj vrasjeje të ndodhur në Shkodër.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *