Pas vdekjes së princ Philipit në moshën 99-vjeç, sot është bërë publike edhe testamenti i tij. Sipas një burimi mbretëror, në testament janë përfshirë edhe tre ndihmësit e tij më të vjetër.
Media britanike ‘Daily Mail‘ ka raportuar se duka i Edinburgut mendohet të ketë shpërblyer sekretarin e tij privat Brigade Archie Miller-Bakewell, William Henderson dhe Stephen Niedojadlo.
Një burim i afërt me Pallatin Buckingham tha se princi Philip ishte ndryshe nga disa mbretër të tjerë.
Pavarësisht zhurmave dhe situatave të krijuara mes mbretëreshës , Meghan Markle dhe Harryt, Philipi nuk ishte njeri hadërmbetës dhe të ndëshkonte nipin e tij.
“Ai ishte një njeri shumë i drejtë, i njëtrajtshëm dhe i bukur. Asnjëherë nuk mbante mëri”, u shpreh burimi.
Shumica e pasurisë së Filipit i ka kaluar mbretëreshës Elizabeth, nipërve dhe mbesave të tij.
/Priza.al/