Zbulohet truku i Pickfod në finale, mbante listën e gjuajtësve të penalltive në shishen e ujit…

 Heroi i Anglisë në finalen e Euro2020 Jordan Pickford përsëriti trukun e tij të shisheve të ujit në humbjen e finales të së dielës së shkuar përball Italisë.

Tre Luanët kaluan në avantazh menjëherë me Luke Shaw por pëapra kohës së rregullt Italianët barazuan duke e cur ndeshjen në shtesë e më pas në penallti.

Pickford përdori trukun e tij famshëm të penalltive që kish përdorur edhe kundër Kolumbisë në vitin 2018 kur Anglia theu mallkimin gjuajtjeve të penalltive në Kupën e Botës. 27-vjeçari bëri të njëjtën gjë përsëri kundër Italisë dhe pothuajse funksionoi. Portieri i Everton shpëtoi dy penallti, por kjo ende nuk ishte e mjaftueshme për ta parandaluar atë që të ishte në anën humbëse. Pickford u fotografua duke kontrolluar shishen para penalltive në Wembley.

Sidoqoftë, nga këndi i kamerës, në të vërtetë duket se askush nga lojtarët e listuar nuk goditi goditjen në vend.

Lojtarët italian Alessandro Florenzi, Giacomo Raspadori, Rafael Toloi, Bryan Cristante, Francesco Acerbi, Alessandro Bastoni dhe Ginaluigi Donnarumma ishin renditur të gjithë në anën e shishes së Pickford.

Por ishin Dominico Berradi, Andrea Belotti, Leonardo Bonucci, Federico Bernardeschi dhe Jorginho ata që morën penalltitë për Italinë, me Pickford që priti penalltitë e Belottit dhe Jorginhos. Megjithatë penalltitë e humbura nga Marcus Rashford, Jadon Sancho dhe Bukayo Saka i shuan ëndrrën Anglisë dhe i dhanë trofeun Italisë.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *