Gazetari Bledian Koka në një intervistë për ‘Ora News’ ditën e sotme, ka bërë me dije se vendi i radhës ku ish-Kryeministri i vendit Sali Berisha do të mbajë foltoren e radhës është Vlora.
Ai ka thënë se pritet që Berisha të ketë atje një performancë më të ndezur dhe të jashtëzakonshme.
“Një performancë më e ndezur do të jetë në Vlorë, ku do të jetë dhe takimi i radhës së Berishës me demokratët. Pra baza po flet dhe po flet qartë,”- u shpreh Koka në intervistën për gazetarin Arnold Kariqi.
Berisha e nisi turin e tij, pasi Basha e përjashtoi nga grupi parlamentar, rreth 3 muaj pasi ish-kryeministri dhe familja e tij u shpallën “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit.
/Priza.al/