Zbuloi kurën anti-Covid, gjendet i vdekur në banesë mjeku italian që njohu e gjithë bota

Mjeku italian Giuseppe De Donno, u gjet i pajetë pasditen e djeshme në shtëpinë e tij në Curtatone, në zonën Mantovas.  Rrethanat e krimit dhe të zbulimi të trupit, i cili dyshohet se u bë nga disa të afërm, janë ende të paqarta. Nga raportet e para duket se mjeku u vetëvar. Pra dyshimet e para të policisë janë për një vetëvrasje, edhe pse hetimet janë në vazhdim për të për të përjashtuar çdo përgjegjësi të një pale të tretë.

Giuseppe De Donno, një nga doktorët simbol të luftës kundër virusit,  pasi ka shpëtuar shumë jetë njerëzish, u bë i njohur në gjithë botën, pasi zbuloi  kurimin e Covid-19 te personat që ishin në gjendje të rëndë. Terapia që ai përdori, edhe pse e diskutueshme për mjekët e tjerë, ishte ajo plazmatike.

Kjo kurë përdorej kryesisht në fazën fillestare të sëmundjes. Individëve të infektuar me koronavirus, i merrej gjaku dhe i trajtohej në mënyrën e duhur në laborator, dhe më pas plazma e përpunuar i bëhej transfuzion pacientëve të tjerë të sëmurë.

Në pranverën e vitit të kaluar, kjo praktikë ishte bërë arma e vetme kundër koronavirusit, të paktën në fazat fillestare të sëmundjes. Në një kohë të shkurtër ai u bë doktori më i njohur në Itali dhe gjithashtu edhe më i komentuari nga gazetat dhe transmetimet televizive.

Ai propozoi trajtimin eksperimental të bazuar në plazmën hiperimune gjatë valës së parë të Covid, kur vaksinat nuk kishin dalë ende. Kura e tij me plazmë nuk u njoh kurrë zyrtarisht, megjithëse rezultatet ishin pozitive.

Jo të gjithë, megjithatë, në fushën e mjekësisë ishin të bindur për këtë terapi dhe u ngritën kaq shumë polemika për De Donno. Sidoqoftë, ai këmbënguli dhe arriti të bënte një eksperimentim të metodës së tij në Universitetin e Pavia-s. Por megjithatë, në fund, mjekësia zyrtare nuk besonte se ky ishte shërimi më i përshtatshëm për Covid, edhe pse shumë pacientë u shëruan duke krijuar një mirënjohje të përjetshme për doktorin Mantovan.

Giuseppe De Donno u bë ushtrues detyre i mjekut kryesor të Pneumologjisë Carlo Poma në Shtator 2018 dhe më pas në Dhjetor të të njëjtit vit ai fitoi konkursin si primare efektive.

Ai lë pas një grua, Laura, dhe dy fëmijë, Edoardo dhe Martina. Disa mesazhe ngushëllimi i mbërritën familjes së mjekut, përfshirë atë të senatorit të Lidhjes së Veriut, Simone Pillon dhe Red Ronnie, i cili e kujton atë në ‘Facebook’:

“Më kujtohet intervista që i kam bërë kur ai u bë hero, duke shpëtuar 58 pacientë nga 58 të sëmurë për një kohë të gjatë me Covid duke përdorur plazmën e dhuruesve – tha ai. Ata e sulmuan dhe e bënë atë të shpëtonte nga radari. Mjeku Giuseppe De Donno, pasi shpëtoi kaq shumë jetë, u margjinalizua dhe u kthye përsëri në një mjek të përgjithshëm, sot ai mori një litar dhe vendosi të braktisë këtë planet, ai që shpëtoi kaq shumë jetë “.

Giuseppe De Donno ishte ish-mjeku kryesor i departamentit të Pneumologjisë të spitalit Carlo Poma në Mantua. Në qershor të këtij viti, De Donno zgjodhi jo vetëm të linte postin e tij si drejtues në Carlo Poma në Mantua por edhe specializimin, për t’u bërë një mjek i përgjithshëm. Kura e tij me plazmë nuk u njoh kurrë zyrtarisht, megjithëse rezultatet ishin pozitive.

/Burimi: adnkronos/ përshtati në shqip Priza.al/

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *