Zbulojeni tani se përse ulërijnë qentë

Qentë që ulërijnë shpesh janë shqetësuese për familjarët. Por kjo për ta mund të nënkuptojë trishtim dhe shqetësim.

Priza.al sjell në vëmendjen tuaj disa të vërteta mbi sjelljen e kësaj kafshe:

Paralajmërim

Qentë do t’i paralajmërojnë qentë e tjerë me një ulërimë të gjatë se ekziston një rrezik i caktuar. Si një kafshë shtëpiake, në këtë mënyrë ndonjëherë do t’ju paralajmërojë duke ulëritur kur dikush i panjohur për qenin tuaj po ju afrohet.

Tërheqja e vëmendjes

Ju ndoshta jeni mësuar që qeni juaj të shpërblehet me një ëmbëlsirë kur ai ju dëgjon ose bën diçka të mirë. Kur qeni ta mësojë këtë, ai do të fillojë t’i përsërisë ato veprime, duke shpresuar se do ta marrë përsëri shpërblimin ose vëmendjen dhe butësinë tuaj.
Nëse nuk është kështu, qeni do të fillojë të ulërijë për të tërhequr vëmendjen dhe për t’ju treguar se është i mirë dhe i dëgjueshëm.

Ata tregojnë se diçka po i lëndon

Në një rast, duhet të shqetësoheni. Kur diçka dhemb, qentë e tregojnë duke ulëritur. Nëse qeni juaj fillon ta bëjë këtë më shpesh se zakonisht dhe sillet në mënyrë të çuditshme, do të ishte mirë ta çoni atë te veterineri.

Frika nga braktisja

Përveç ulëritës kur ndjejnë dhimbje, qentë mund ta bëjnë këtë kur kanë frikë nga largimi, gjë që e bëjnë padyshim nëse janë braktisur më parë ose nuk i keni mësuar të qëndrojë vetëm në shtëpi

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *