Një nga trendet e fundit që po fillon të pëlqehet pafund nga bashkëshortët e rinj në të gjithë botën janë unazat me GPS.
Këto unaza i krijonë mundësinë çifteve që të dijnë vendndodhje e njëri-tjetrit në çdo çast.
Për shumë përdorues kjo unazë mund të shikohet si ideale, por për disa të tjerë ajo shikohet si tregues i sjellje posesive dhe kontrolluese në martesë.
Thuhet që këto unaza e kanë originën nga Brazili, të prodhuara nga kompania “Boyfriend Tracker”.
Unaza GPS sinkronizohet përmes një çipi të quajtur ”aleanca”, ku çiftet përmes një kodi u mësojnë vendndodhjet e tyre.
Gjithashtu, këto unaza kanë sensorë të aftë për të zbuluar kur njerëzit ndalojnë përdorimin e unazës. Në këtë mënyrë, mund të regjistrohet koha, momenti dhe vendi në të cilin aksesori i përmendur ndaloi së përdoruri.
Përsa i përket çmimit të tyre unaza GPS kushton 350 dollarë e lart.