Në faqen e gjashtë të Manifestas, i cili i dedikohet dashurisë, mund të zbuloni shijen e kryeministrit Albin Kurti për këngët e dashurisë.
Kryeministrit Albin Kurti ka radhitur 10 këngë dashurie, të cilat i ka të preferuara.
Listën me këto këngë i ka publikuar deputetja e Vetëvendosjes, Tinka Kurti, në profilin e saj në Facebook.
“Edhe 25 ditë deri në përfundimin të Manifestas. Të shumtë vizitorët, të shumtë artistët e kontribuuesit. Muzika, kumbimi i këtij organizimi, jehon në hapësirat artistike të Manifestas. Kjo është playlista e Kryeministrit Albin Kurti. Mund ta gjeni në katin e gjashtë i cili i dedikohet dashurisë. 10 këngë dashurie. Rroftë dashuria, poezia e kënga”, ka shkruar Kurti.
Më poshtë gjeni 10 këngët e preferuara të Kurtit:
Pixies – Hey
Coco – Last of the loving
Tracy Chapman – Fast car
Gloria Lasso – Etranger Au paradis
Mazzy Star – Fade into you
Etta James – Something’s gotta hold on me
Kate Bush – Wuthering heights
Ritfolk – Dëshirë dhe Heshtje
Joy Division – Love will tear us apart
Nina Simone – My baby just cares for me