Zbuloni 7 llojet e dashurisë sipas psikologëve

1- Dashuria pasionante

Kjo është dashuria në të cilën dy persona nuk njihen mirë me njëri-tjetrin por tërheqja midis tyre është shumë e fortë dhe e dukshme. Nuk kanë shumë karakteristika të përbashkëta por vazhdojnë qëndrojnë me njëri-tjetrin. Sipas psikologut kjo lloj dashurie ka shumë pak mundësi që të kthehet në diçka serioze me kalimin e kohës.

2-Pëlqimi

Në këtë lloj dashurie, njerëzit janë të lidhur nga interesa të përbashkëta dhe mund të jenë gjithmonë vetvetja. Sipas Stenberg kjo është më tepër një lidhje që kthehet në shoqëri.

3-Dashuri boshe

Njerëzit që përjetojnë këtë lloj dashurie zakonisht e trajtojnë atë thjesht si një angazhim nuk e vazhdojnë sepse kanë dëshirë apo ndjenjë. Me kalimin e kohës kjo gjë mund të ndryshojë dhe të shfaqen ndjenjat.

4-Dashuri e zakonshme

Është e njohur nga shumë prej jush. Është lloji më i përhapur i një lidhjeje. Ndodh kur dy persona kanë shumë tërheqje midis njëri-tjetrit dhe e çojnë angazhimin e tyre në martesë dhe në krijimin e një familje. 

5-Dashuria romantike

Kjo dashuri përfshin pasion dhe intimitet. Dy personat që janë në këtë lidhje ndihen shumë mirë në shoqërinë e njëri-tjetrit por nuk janë gati të marrin hapa të tjerë.

6-Dashuria që të shoqëron gjithë jetën

Kjo dashuri përfshin angazhimin dhe intimitetin por ka mungesë pasioni. Psikologët thonë që me kalimin e viteve kjo dashuri mund të kthehet në perfeksion.

7-Dashuri e përkryer

Kjo ka 3 llojet e cilësive kryesore që përmëndem dhe në fillimin e artikullit, pasionin, intimitetin dhe angazhimin. Jo gjithmonë këto tre karakteristika janë të barabarta por e rëndësishme është që janë të treja bashkë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *