Me siguri nuk e dinit… Zbuloni arsyen pse zinxhirët mbajnë inicialet ‘YKK’

Nëse rastësisht u ka ndodhur që poshtë një zinxhiri të shikoni inicialet YKK dhe nuk e keni ditur kuptimin e këtij simboli, na lejoni t’iu iluminojmë mendjen dhe të keni një përgjigje në rast se do ta shihni në të ardhmen. Sipas mediave të huaja nuk kemi të bëjmë me shkronja ‘të çuditshme’ por thjesht me emrin e një kompanie japoneze që i prodhon zinxhirët.

YKK i referohet Yoshida Kōgyō Kabushikigaisha, një emër që përkthehet në “Kompania e Aksioneve të Prodhimit, Yoshida”, kompani e themeluar në Tokio në 1934, ndërsa sot operon në 71 vende ndërkombëtarisht.

Kjo kompani (TKK) operon në krijimin e një mjeti thelbësor që përdoret për të fiksuar rrobat, aksesorët dhe produktet e tjera në të gjithë botën. Reputacioni i saj është mjaft i madh në prodhimin e zinxhirëve të fortë, të besueshëm në ngjyra dhe në madhësi të ndryshme.

Besoj se sapo u zgjidhëm ‘dilemën më të madhe të jetës…’

/Priza.al/


TAGGED:
Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *