Shumë njerëz menduan se ajo po mbante kontakt me dikë në një zonë tjetër kohore, por arsyeja e vërtetë është tepër romantike. Princesha Diana ishte pionere dhe nuk kishte frikë të thyente barrierat kur ishte fjala për zgjedhjet e veshjeve të saj. Një nga zgjedhjet më avangarde del të jetë një nga gjestet e saj më romantike.
Në korrikun e vitit 1981, Diana Spencer ndoqi një ndeshje polo të bashkëshortit të ardhshëm Princ Charles. Ajo u shfaq me dy ora në dorën e saj, por nuk u kuptua arsyeja. Sipas Marie Claire, ora metalike i përkiste Dianës, por ora tjetër, lëkurë e zezë, i përkiste Charles.
Asokohe u tha që princesha mund ta ketë mbajtur atë në mënyrë që t’i sillte atij fat. Megjithëse martesa mes tyre nuk zgjati, ky akt është cilësuar romantik, sidomos pasi çifti u martuan disa ditë më vonë.