Shumë njerëz përfitojnë nga rruga me makinë për të lidhur telefonin e tyre me USB ose bazat e induksionit, në mënyrë që pajisja të karikohet. Një veprim i përditshëm, por që nuk është një zgjidhje e mirë për jetëgjatësinë e baterisë së celularit.
Duhet të kuptoni që portat USB janë krijuar për punë që nuk kërkojnë shumë energji dhe nuk kërkojnë transmetim të vazhdueshëm të energjisë, si p.sh. luajtja e muzikës në pajisjet e vjetra MP3. Telefonat celularë e “shohin” këtë lloj transferimi të energjisë elektrike të dëmshme.
Për më tepër, amperazhi që lëshojnë këto porta USB është më i ulët se sa i nevojitet celularëve të sotëm, duke bërë që ato të rikarikohen shumë ngadalë. Rimbushjet shumë të ngadalta, si dhe ato shumë të shpejta, e dëmtojnë baterinë.
Përveç mungesës së amperazhit, një faktor tjetër që shkurton jetëgjatësinë e baterive janë edhe telefonat celularë të cilat janë krijuar për t’u rimbushur me karikuesin e tyre origjinal dhe kabllon nga një prizë.
Shumë përdorues përdorin kabllo karikimi joorigjinale për të karikuar telefonin në portën USB të makinës. Këto kabllo shkaktojnë probleme në qarkun e pajisjes dhe përveç kësaj, nuk e shkëputin daljen e rrymës kur karikimi ka përfunduar. Duke tërhequr rrymë, gjithashtu reduktojnë jetëgjatësinë e baterisë.