Vitin e shkuar pamë shumë versione të flokëve bjond: që nga bjonde e errët e deri tek bjondja e barbie-it. Këtë sezon duket se vajzat po shkojnë drejt një tjetër tendence. Bjonde prej kashmiri është ngjyra që po kërkojnë të gjitha nëpër sallonet e bukurisë dhe jo më kot.
Kjo nuancë quhet specifikisht e tillë sepse i bën flokët të duken të butë, është ngjyrë e artë, e pastër dhe e bën flokun të duket më i shëndetshëm nga ç’është. Duket perfekt për vjeshtë dhe jo më kot, fotot e bjondeve që shihni nëpër Instagram ju pëlqejnë kaq shumë.
Eshtë pikërisht bjondja prej kashmiri. Ajo çfarë duhet të konsideroni para se të vendosni t’i lyeni flokët në këtë nuancë është të zgjidhni vendin ku do t’i realizoni. Produktet duhet të jenë të cilësisë së lartë dhe parukierja duhet të jetë profesioniste. Eshtë një fije e hollë që e bën këtë version bjondeje të duket shumë luksoze. Prandaj, përgatituni të shpenzoni disa para.
Burimi: Pop Sugar