Zbuloni njëherë e mirë të gjitha arsyet përse tradhëtohemi

Duam s’duam, ndodh. Tradhëtia është më e zakontë nga ç’mendojmë se është dhe me këtë përhapje, doemos ekzistojnë disa arsye të përbashkëta, përtej gjinisë e moshës.

Inati

Disa njerëz tradhëtojnë nga inati. Ndoshta partneri po kalon shumë kohë në punë dhe nuk po jep maksimumin në marrëdhënie, si rrjedhim tradhëtari ndihet i neglizhuar. Tradhëtia në të tilla raste është si një thirrje për vëmendje dhe vjen kryesisht si mungesë e komunikimit në çift.

Kënaqësia seksuale

Për habinë e askujt, kur një çift nuk është aktiv seksualisht, mund ta kërkojnë kënaqësinë diku tjetër. Është një arsye e zakontë për të tradhëtuar dhe shpesh lidhet me arsye të tjera si neglizhenca ose më specifikisht neglizhenca seksuale.

Mundësia

Për disa, të tradhëtuarit është thjesht diçka për t’i bërë gjërat më interesante në jetë. Lidhjet janë si një lojë dhe ndonjëherë njerëzit mërziten e bëhen kuriozë. Për t’i shuar këto ndjenja, kërkojnë mënyra për të ndezur sërish pasionin.

Pasiguria

Dëshira për t’u ndjerë të rinj sërish, motivon shumë njerëz të hidhen në krahët e dikujt tjetër. Pasiguria për trupin, karrierën, moshën, inteligjencën, mund t’i bëjë njerëzit të kërkojnë ngushëllim tek dikush jashtë marrëdhënies.

Tradhëtarët serialë

Ose fundja fare, monogamia thjesht s’është një opsion. Ka burra dhe gra që e konsiderojnë të paprekshëm konceptin e të qenit me një person për gjithë jetën dhe kësaj s’ke ç’i bën.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *