Jemi fiks në periudhën më të mirë kur piqen fiqtë, të cilët sjellin kaq shumë përfitime shëndetësore.
Fiku përmban 37 kalori dhe siguron 2,5% të marrjes së rekomanduar ditore (RDI) të kaliumit, 2% të magnezit, 1% të hekurit dhe kalciumit. 6 fiq të thatë ofrojnë 125 kalori dhe sasi më të larta të magnezit (8%), kaliumit (7%), kalciumit (6%) dhe hekurit (6%).
Rekomandohet tepër, pasi është një zgjedhje ideale për funksionimin e duhur të zorrëve si dhe lidhet me uljen e presionit të gjakut tek kafshët laboratorike.
Fiqtë janë një ushqim plot me përfitime, si dhe mund t’i konsumoni të freskët apo të thatë në çdo kohë.