Para se fëmija të vijë në jetë, çdo grua shtatzënë është e informuar mirë për gjithçka që duhet bërë në mënyrë që çdo gjë të shkojë mirë. Pavarësisht nëse bëhet fjalë për prerje cezariane apo lindje natyrale, gjinekologët shpesh theksojnë se sa e rëndësishme është që një grua shtatzënë të heqë manikyrin para se ta lindë fëmijën.
Arsyeja është se gjatë lindjes mjekët monitorojnë shenjat vitale të gruas shtatzënë, si rrahjet e zemrës, presionin dhe sasinë e oksigjenit në gjak. Për këtë, një sensor vendoset në majë të gishtit tuaj, i cili mat nivelet e oksigjenit në gjak duke kaluar dritën e kuqe nëpër thonjtë tuaj. Kjo bëhet përmes një pajisjeje, e cila njihet si puls oksimetër, e cila ndihmon në monitorimin e oksigjenimit të hemoglobinës së pacientit.
Oksimetri funksionon duke ndriçuar dritën përmes thonjve të gishtit tuaj dhe duke matur se sa dritë përthithet. Sa më shumë të absorbohet drita, aq më i lartë është niveli i oksigjenit në gjakun tuaj. Manikyri mund ta pengojë këtë monitorues të funksionojë në mënyrë efektive dhe mund të veprojë si një parandalues, duke ulur efektivitetin e tij. Kjo është arsyeja pse manikyri i çdo lloji kërkohet të hiqen para lindjes së fëmijës ose përpara çdo lloj operacioni.