“Big Brother VIP Fan Club” do të nisë këtë javë, këtë herë jo me moderatore Dojna Memën. Përmes një postimi në Instagram, u zbulua se moderatorja e re e programit do të jetë Megi Pojani.
“Të pathënat e ‘Big Brother VIP’ i zbuloni nga 8 janari në Fan Club! Çdo të diel, ora 12:45 në ekranin e Top Channel me Megi Pojanin” – shkruhet në postimin e bërë nga faqja e “Big Brother Vip”.
Rikujtojmë se, moderatorja e njohur Dojna Mema u bë nënë për herë të parë në gusht të vitit 2022 dhe prindërimi e ka mbajtur larg ekranit për momentin. Nga ana tjetër, Megi Pojani përfundoi rrugëtimin në “Dancing with the stars” si finaliste.