Shumica e amvisave përdorin sirtarin poshtë furrës për të vendosur tiganët dhe enët e ngjashme ndërsa pjesa tjetër e njerëzve as që e dinë se për çfarë shërben në të vërtetë. Megjithatë, ky sirtar poshtë sobës nuk është për të vendosur enët ashtu siç mendojnë shumë nga njerëzit.
Kur përgatisni dreka të mëdha familjare, ushqimet e nxehta mund t’i vendosni në këtë sirtar sepse për këtë shërben. Ai ruan temperaturën e ushqimit të sapo përgatitur dhe nxehtësinë. Kjo hapësirë nën furrë zakonisht quhet si “sirtar i ngrohtë”.