“Zbulova mesazhet e vajzës me një djalë 23-vjeç”/ Çfarë deklaroi nëna e të miturës që u zhduk në Vlorë

Nëna e Eliza Tozajt ka dëshmuar në emisionin ‘Me zemër të hapur’ në ‘News24’ se kishte gjetur në telefonin e vajzës së saj mesazhe me një djalë. Ajo është shprehur se vajza e saj nuk i tregonte gjërat që po bënte dhe se mesazhet që shkëmbente me të riun i dukeshin shumë të dyshimta. Më tej, ajo tregoi se njerëz të ndryshëm i kanë bërë të ditur vendndodhjen e vajzës së saj.

DËSHMIA E NËNËS:

Eliza ka qenë e qetë, ditën e mërkurë në telefonin e saj i gjetëm disa mesazhe, të cilat i kapa unë, ajo aty diskutonte me atë djalë dhe nuk kishte shumë të dhëna pasi ajo i fshinte mesazhet. Ajo atë ditë ajo kishte marr një telefon të vjetër me vete dhe të riun e kishte lënë në shtëpi, por ai telefon i vjetër ka vetëm rrjete sociale dhe biseda e fundit ka qenë me këtë djal i cili është rreth 23 vjeç dhe ka qenë është ish nxënës i kësaj shkolle. Atë ditë Eliza nuk më dha detaje dhe unë i kërkova që të mendohej dhe të më rrëfente çpo ndodhte. Ajo nuk më dha kurrë detaje, madje bashkëshorti nuk u përfshi e mori vesh më pas dhe i foli shumë qetē pa u shprehur i ashpër. Edhe unë e bisedova me Elizën dhe ajo të nesërmen nuk shkoi në shkollë madje qëndroi edhe vajza tjetër. Kemi dalë me foto të vajzës në cdo rrugë. Një grua me tha se e kishte pare vajzën, ishte e trembur. e njoha, i thash eja këtu të keqen nëna, po ajo nxitoi dhe iku. Dje në Vlorë, na kanë dhënë tre persona të ndryshëm, vendndodhje të ndryshme. Ka njerëz që kanë frikë të japin informacion. E shohin foton me vëmendje, e nuk japin përgjigje.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *