“Zë mend” Këlliçi, heq posterat me gishtat e mesit, ja me çfarë i zëvendësoi

Belind Këlliçi, kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për Bashkinë e Tiranës ka vendosur të heqë posterin ku shfaqej me gishtat e mesit.

Edhe këtë herë, fokusi i posterit të Këlliçit kanë qenë duart, por jo në të njëjtën formë. Këtë radhë, duart e Këlliçit janë të bashkuara, ndërsa mbi foto shkruhet: “Duart e Belos do të ulin koston e jetesës në Tiranë. Nuk të duhet fytyra e tij, por vullneti që ka!”

“Kështu i përgjigjet Belo korrupsionit”, shkruhej në posterin e djeshëm ku Këlliçi shfaqej me gishtat e mesit të ngritur. Ky poster u kritikua mjaft nga maxhoranca që e konsideronin turp.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *