Zëdhënësi i Metës: Hapni kutitë, rinumëroni me transparencë çdo votë sipas Kodit Zgjedhor!

Kreu i Shtetit, Ilir Meta, ka përcjellë mesazhet e radhës për vjedhjen e votave, me anë të zëdhënësit të tij Tedi Blushi. Në postimin e radhës në rrjetin social Facebook, Tedi Blushi shprehet i shqetësuar për mungesën e vemëndjes ndaj opozitës, sa i takon thirrjes për vjedhje të votave.

Ai thekson ndër të tjera se ndryshimi i fitores në zgjedhjet e 25 prillit, vijnë nga votat brenda në kuti. Mesazhi i ripërsëritur është për numërim dhe rinumërim me transparencë të çdo vote sipas Kodit Zgjedhor.

Më herët, presidenti Ilir Meta ka bërë thirrje që të nisë hetimi në mënyrë urgjente, për parregullsitë e denoncuara në zgjedhjet e 25 prillit. Sipas tij, e gjithë vëmendja duhet të jetë e përqendruar në evidentimin dhe hetimin e çdo parregullsie, që ka cënuar procesin dhe deformuar vullnetin e shprehur të qytetarëve.

Statusi

Zero vëmendje ndaj Parlamentit me Zero opozitë.

Ndryshimi është brenda në kuti.

Hapni kutitë! Numëroni dhe rinumëroni me transparencë çdo votë sipas Kodit Zgjedhor.

Çdo shkelje dhe manipulim të evidentohet me qetësi deri në fund të procesit!

Shqiptarëve nuk mund t’ju grabitet kurrësesi vota dhe vullneti i shprehur përmes saj.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *