Zëdhënësi i presidentit ia pret shkurt Ramës: S’mund të blesh dashurinë e Metës!

Rama zgjodhi sot Skraparin për të folur për presidentin Meta. Ai tha se nuk do të donte kurrë që gjërat mes Metës dhe PS të kishin arritur në atë pikë, ku s’ka kthim pas. Më tej kreu i qeverisë u shpreh se Meta bëri të pabëshmen, pasi u bashkua me Sali Berishën.

Në kundërpërgjigje, zëdhënësi i Metës, Tedi Blushi shkruan me anë të një statusi në Facebook se presidenti ka qenë dhe do të jetë gjithmonë krenar që ka lindur dhe i përket popullit të Skraparit.

Statusi

“Zoti Rama, Ilir Meta ka qenë dhe do të jetë gjithmonë krenar, që ka lindur dhe i përket popullit të Skraparit.

Skrapari gjënë më të shenjtë ka patur dhe do të ketë Atdheun dhe lirinë.

Fatkeqësia jote është që mund të blesh çdo gjë përveç dashurisë së Ilir Metës për Atdheun.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *