Zelensky: Flamuri ukrainas do të kthehet për të valëvitur mbi territoret e pushtuara

In this image from video provided by the Ukrainian Presidential Press Office and posted on Facebook early Saturday, March 12, 2022, Ukrainian President Volodymyr Zelenskyy speaks in Kyiv, Ukraine. (Ukrainian Presidential Press Office via AP)

 

Flamuri blu dhe i verdhë i Ukrainës “do të ngrihet dhe do të valëvitet përsëri në të gjitha territoret e pushtuara nga Rusia”. Presidenti Volodymyr Zelensky ka bë rë  këtë deklaratë , sipas të cilit flamuri ukrainas “do të ngrihet përgjithmonë në Melitopol, në Sheshin e Fitores, ku nuk mund të ketë një flamur të atyre që humbin këtë luftë. Në Kherson, në Sheshin Svoboda, nuk mund të ketë një flamur të atyre që nuk dinë çfarë është liria” deklaroi ai.

Vetëm dy vende të Bashkimit Evropian – Hungaria dhe Austria – nuk i dhanë armë Ukrainës pas pushtimit rus. Kështu deklaroi ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, në një intervistë të raportuar nga gazeta Ukrainska Pravda. “Me përjashtim të Hungarisë dhe Austrisë, si një vend neutral, furnizimi me armë në Ukrainë nuk është tabu për asnjë vend evropian, pavarësisht se dikur ishte”.

 

“Departamenti i Shtetit ka informacione se Rusia mund të shtojë sulmet ndaj infrastrukturës civile dhe qeveritare të Ukrainës në ditët në vijim”. Kështu deklaroi ambasada amerikane në Kiev, duke nënvizuar se sulmet ruse në Ukrainë vazhdojnë të përbëjnë kërcënim për civilët dhe infrastrukturën civile.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *