Zelensky fluturon për te  Biden, avioni i tij ndiqet në internet nga mijëra njerëz

Fluturimi që po çon Zelensky në Shtetet e Bashkuara ndiqet online nga mijëra njerëz live. Avioni i presidentit ukrainas është sekret, por në faqen e internetit Flightradar24 ka mijëra që ndjekin rrugën e një Boeing të Forcave Ajrore të SHBA-së që u nis nga një bazë ushtarake në Poloni. Dhe gjithçka sugjeron se është avioni që po e çon Zelenskyn në Uashington ku do të pritet nga Joe Biden. Është hera e parë që nga fillimi i luftës me Rusinë që presidenti largohet nga Ukraina .

Pas takimit në Shtëpinë e Bardhë me homologun e tij amerikan, Zelensky do t’i drejtohet Kongresit, në seancë të përbashkët dhe do të ketë takime dypalëshe. “Unë po shkoj në Shtetet e Bashkuara për të forcuar qëndrueshmërinë dhe aftësitë mbrojtëse të Ukrainës,” tha ai para se të largohej.

Zelensky në Uashington, kalendari i takimeve Vizita historike surprizë e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në SHBA, udhëtimi i parë jashtë vendit që nga fillimi i pushtimit rus, do të nisë pasdite, në orën 14, në Zyrën Ovale ku ai do të ketë një intervistë me presidentin amerikan Joe Biden. . Pas takimit, në ora 16:30 është planifikuar një konferencë e përbashkët për shtyp në Shtëpinë e Bardhë për shpalljen e paketës së re të ndihmës ushtarake amerikane për Kievin prej gati dy miliardë dollarësh, e cila përfshin për herë të parë raketat Patriot. Pastaj Zelensky do të shkojë në Capitol Hill, në orët e para të mbrëmjes, për t’iu drejtuar Kongresit.

Biden diskutoi fillimisht perspektivën e një vizite të Zelensky në Uashington gjatë një telefonate me udhëheqësin ukrainas më 11 dhjetor, tha një zyrtar i administratës. Një ftesë zyrtare u bë një javë më parë, të cilën Zelensky e pranoi, duke nisur konsultime të përbashkëta mbi parametrat e sigurisë së udhëtimit, të cilat dukeshin të rrezikshme dhe shumë konfidenciale. Vendimi përfundimtar është marrë të dielën.

 

Nwse doni ta ndiqni live fluturimin e Zelensky klikon në këtë link.

https://www.flightradar24.com/SAM910/2e9bdc45

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *