Zelensky ftesë Macronit: Eja dhe shiko krimet e Rusisë

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky në një intervistrë për CNN ka ftuar presidentin francez Emanuel Macron që të vizitojë Ukrainën dhe për të parë se forcat ruse kanë kryer “gjenocid”.

Macron ka hezituar të përdorë fjalën gjenocid, duke deklaruar më parë se ai “nuk ishte i sigurt në një përshkallëzim i retorikës i shërben kësaj kuze”.

“E ftova të vijë kur të ketë mundësi. Do të vijë të shohë dhe jam i sigurt se do ta kuptojë”, tha Zelensky.

Zelensky ka thënë më parë se hezitimi i Macron për të përdorur termin ishte “shumë i dhimbshëm për ne”.

Shtetet e Bashkuara, të cilat historikisht kanë hezituar të akuzojnë shtetet për gjenocid, javën e kaluar kanë akuzuar presidentin rus Vladimir Putin për kryerjen e akteve të gjenocidit duke u përpjekur të “fshijë idenë” e një identiteti ukarinas.

Konventa e OKB-së ne lidhje me gjenocidin, nënshkruese e cila është SHBA, kërkon që vendet të ndërhyjne pasi gjenocidi të identifikohet zyrtarisht.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *