Nëse vazhdojmë të luftojmë per Donbasin do të humbasim mijëra jetë të tjera, ka mjaftuar kjo deklaratë nga presidenti i Ukrainës Vladimir Zelensky ku teksa është shprehur për mediat vendase ka lënë të kuptohet se ai po heq dorë pak nga pak nga Donbasi.
Zelensky thekson se nëqoftëse vazhdojmë luftën me këto ritme minimumi do të kemi 40 ose 50 mijë humbje jetësh nga lufta me Rusinë për Donbasin.
Presidenti ukrainas është shprehur se është duke diskutuar me Rusinë vetëm per pjesën ku Ukraina është e pushtuar pra për pjesën lindore e cila është nën kontrollin e plotë të ushtrisë ruse.
“Ne thjesht nuk po flasim për territoret që ata (rusët) kanë pushtuar përkohësisht për momentin. Ne nuk diskutojmë as ndonjë status të atyre territoreve që ishin plotësisht nën kontrollin tonë deri më 24 shkurt. Edhe pse kushtet përfundimtare i kemi dëgjuar që në fillim”, ka thënë Zelensky.
Ai tha gjithashtu se edhe nëse Ukraina do të luftonte për Donbasin do të humbiste mijëra njerëz, por kjo nuk do të ishte zgjidhja përfundimtare, pasi rusët mund të ktheheshin sërish për ta marrë atë pas 10 ose 15 vitesh.
Sa i përket kritikave për Krimenë, Zelensky tha se nëse do të kishte një zgjidhje diplomatike Ukraina do ta kishte marrë atë, por nuk është aq e thjeshtë