Zelensky jep intervistën e parë ndërkombëtare me të shoqen, flasin për jetën personale, si ndikoi lufta te martesa

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dhe zonja e parë Olena Zelenska dhanë intervistën e tyre të përbashkët të parë në një televizion ndërkombëtar.

Çifti u intervistua nga prezantuesi britanik Piers Morgan në intervistën e tyre të parë të përbashkët televizive ndërkombëtare, e cila pritet të transmetohet së shpejti.

CNN raporton se Zelensky dhe e shoqja diskutuan mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Britanisë për Ukrainën dhe mënyrën se si lufta ka ndikuar në martesën e tyre, sipas fragmenteve të shkurtra të shpërndara në Twitter nga moderator Piers Morgan.

Zelensky tha se ishte i interesuar që presidenti amerikan Joe Biden të vizitojë Ukrainën pasi kjo do të dërgonte “sinjalin më të fortë në mbështetje të Ukrainës”.

“Unë besoj se ky do të ishte një sinjal i madh. Të gjithë e shohin qëndrimin e Ukrainës ndaj SHBA-së. Kjo do të ishte mbështetja më e lartë, ” ka thënë presidenti ukrainas në intervistë.

I pyetur nëse kishte një mesazh për kryeministrin e ardhshëm britanik, Zelensky tha se ai do të ishte i lumtur të bashkëpunonte ngushtë dhe të ruante marrëdhëniet e ngushta me Mbretërinë e Bashkuar që Ukraina përfitoi nga udhëheqja e kryeministrit aktual Boris Johnson.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *