Pas zhbllokimit të eksporteve të grurit, presidenti ukrainas tregon optimizëm, por hedh poshtë idenë e armëpushimit.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy tha se marrëveshja e nënshkruar në Stamboll për eksportin e grurit përmbush plotësisht interesat e Ukrainës. Këtë e raporton Ukrainska Prvada. Zelensky shtoi se rreth 20 milionë tonë të korrave të grurit të vitit të kaluar do të eksportohen dhe se kultura e këtij viti, e cila tashmë është duke u korrur, do të jetë gjithashtu në dispozicion për shitje.
“Tani kemi rreth 10 miliardë dollarë grurë,” saktësoi ai. Por kjo marrëveshje nuk afron një armëpushim. “Ngrirja e konfliktit me Federatën Ruse do të thotë një pauzë që lejon Federatën Ruse të pushojë”, tha Zelensky.
Ndërkohë lufta në Ukrainë ka mbushur ditën e 150-të. Shpërthime të fuqishme janë dëgjuar në qytetin e Mykolaiv, ku sirenat kanë rënë në agim të mëngjesit të sotëm. Kryetari i bashkisë, Oleksandr Sienkevych, raportoi në Telegram. “Shpërthime të fuqishme janë dëgjuar në Mykolaiv rreth orës 4:30 të mëngjesit”, ka shkruar ai. Sipas tij, të gjitha shpërthimet do të kishin ndodhur në të njëjtën lagje. “Ne jemi duke mbledhur informacione – tha ai -. Sipas të dhënave paraprake, nuk ka viktima,” shtoi ai.