Zelensky kërkoi ndihmë urgjente, donatorët ndërkombëtarë mblidhen në Paris! Mblidhen 1 miliard euro për popullin ukrainas

Donatorët ndërkombëtarë që u mblodhën të martën në një konferencë të organizuar nga Franca për të ndihmuar Ukrainën kanë mbledhur 1 miliard euro për të ndihmuar popullin ukrainas që të kalojë stinën e dimrit.

Presidenti francez Emmanuel Macron u shpreh se qëllimi i konferencës është që të ndihmohet populli ukrainas për të kaluar stinën e dimrit. Ndërsa Zelensky përmes një lidhje telefonike tha se vendit të tij i duhen gjeneratorë energjie. Shuma që kërkonte për asistencë energjie ishte 800 milionë euro.

“Mund t’ju them se ndihma për Ukrainën i kalon 800 milionë eurot për të cilat Zelensky fliste këtë mëngjes. Jam i lumtur që mund t’ju njoftoj se e kemi tejkaluar këtë shifër dhe jemi rreth një miliard euro”, njoftoi ministrja e jashtme franceze Catherine Colonna, në fund të konferencës për Ukrainën në Paris.

o.j/dita

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *