Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky mbajti fjalën e tij në një lidhje të drejtëpërdrejtë me video në Konferencën e Sigurisë në Mynih, Ai u bëri thirrje liderëve botërorë që të nxitojnë me marrëveshjet dhe vendimet që lidhen me agresionin rus.
“Duhet të nxitojmë. Ne kemi nevojë për shpejtësinë, shpejtësinë e marrëveshjeve tona, shpejtësinë e dorëzimit tonë për të forcuar […] shpejtësinë e vendimeve tona për të kufizuar potencialin rus. Nuk ka alternativë ndaj shpejtësisë, sepse është shpejtësia nga e cila varet jeta. Vonesa ka qenë gjithmonë dhe është një gabim. Ndërsa ne negociojmë se si të forcojmë mbrojtjen tonë me tanke moderne, Kremlini po mendon, po mendon për mënyrat për të mbytur Moldavinë”, tha Zelensky.
Zelensky hapi konferencën me liderë të tjerë botërorë të vendosur për të folur, duke përfshirë kancelarin gjerman Olaf Scholz dhe presidentin francez Emmanuel Macron. Në javët e fundit, Zelenskyy dhe zyrtarë të tjerë të lartë ukrainas kanë bërë presion për avionë luftarakë, duke argumentuar se u duhen urgjentisht për t’u mbrojtur kundër sulmeve me raketa dhe dron ruse.