Zelensky nuk ndalon, thirrje Perëndimit ta furnizojë me armë

In this image from video provided by the Ukrainian Presidential Press Office and posted on Facebook early Saturday, March 12, 2022, Ukrainian President Volodymyr Zelenskyy speaks in Kyiv, Ukraine. (Ukrainian Presidential Press Office via AP)

 

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u ka kërkuar qeverive perëndimore që të furnizojnë vendin e tij me avionë, tanke dhe sisteme të mbrojtjes raketore.

Në një fjalim video të apasionuar, natën vonë, ai tha se armët e rënda që mund të mbronin lirinë në Evropë po grumbullonin pluhur në stoqe.

Zelensky u ankua se avioni rus nuk mund të rrëzohej me mitralozë.

“Çfarë po bën NATO? A është duke u drejtuar nga Rusia? Çfarë presin ata? Kanë kaluar 31 ditë. Ne kërkojmë vetëm 1% të asaj që ka NATO, asgjë më shumë,” shtoi ai.

Kryeministri i Sllovakisë, Eduard Heger, konfirmoi për BBC se vendi i tij ishte i gatshëm të dërgonte arsenalin e tij të raketave të mbrojtjes ajrore S-300 të prodhimit sovjetik në Ukrainë nëse mund të sigurohej një zëvendësim./Priza.al

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *