Zelensky pas sulmit: Rusia duhet detyruar të bëjë paqe

Një sulm rus ndodhi në një ndërtesë banimi në Sumy vrau 9 persona dhe plagosi 13.
Presidenti Zelensky i bëri thirrje botës që t’i përgjigjet çdo akti të tillë terrorist nga Rusia.

Ai u shpreh se duhet të vazhdojë presioni ndaj Rusisë dhe nuk dihet tu dorëzohen manipulimeve të Moskës qofshin politike apo mediatike. Zelensky thekson që dueht që ta detyrojnë Rusinë për paqe.

“U shkatërrua një ndërtesë e zakonshme banimi. Nëntë persona u vranë, ngushëllimet e mia për të gjitha familjet. Trembëdhjetë persona u plagosën, duke përfshirë një fëmijë. Të gjithëve po iu ofrohet ndihma e nevojshme.

Unë do të doja të falënderoja çdo shpëtimtar, çdo punonjës mjekësor, dhe të gjithë oficerët e policisë që po ndihmojnë. Mënyra më efektive është të mbështesim popullin dhe shtetin tonë.

Ne duhet të vazhdojmë presionin ndaj Rusisë dhe të mos i dorëzohemi manipulimeve të Moskës, qofshin ato politike apo mediatike. Ne duhet ta detyrojmë Rusinë për paqe”, tha Zelensky.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *