Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka reaguar në lidhje me kryeministren e re të Britanisë, Liz Truss.
Zelensky u shpreh se Truss ka qenë gjithmonë në anën e ndritur të politikës evropiane, ku theksoi se së bashku do të bëjnë çdo gjë për të mbrojtur popullin ukrainas.
“Ne e njohim mirë atë në Ukrainë. Ajo ishte gjithmonë në anën e ndritur të politikës evropiane. Unë besoj se së bashku do të jemi në gjendje të bëjmë më shumë për mbrojtjen e popullit tonë dhe dështimin e përpjekjeve destruktive të Rusisë”, tha ai.