Rusia po planifikon një fushatë afatgjatë sulmesh nga dronët iranianë për të “lodhur” Ukrainën, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky të hënën, 2 janar.
“Ne kemi informacione se Rusia po planifikon sulme afatgjata duke përdorur dronët Shahed”, tha Zelensky në fjalimin e tij video të natës.
“Ajo ndoshta mbështetet në rraskapitje. Lodhja e njerëzve tanë, mbrojtjet tona ajrore, energjia jonë.”
Siç tha ai, Ukraina duhej “të vepronte dhe të bënte gjithçka që terroristët të mos ia dalin në qëllimin e tyre, ashtu siç dështuan në qëllimet e tjera”.
Gjatë muajve të fundit, Rusia ka përdorur dronët iranianë për të synuar dhe çaktivizuar infrastrukturën energjetike të Ukrainës.
Irani ka mohuar se Rusia përdor dronët e tyre.
Rusia pushtoi Ukrainën më 24 shkurt 2022.