Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka deklaruar se e gjithë bota është mjaft e fortë për të reaguar ashpër ndaj agresionit rus. Ai shtoi se duhen marrë masa më ndëshkuese ndaj saj.
Lufta në Ukrainë ka shkaktuar dëme të mëdha në njerëz dhe infrastrukturë. Vazhdimisht presidenti Zelensky ka bërë thirrje që Ukraina të armatoset dhe të ndihmohet me mjete ushtarake, pasi vetëm në këtë mënyrë mund të përballet me forcat ruse.
“Hap pas hapi Rusia po kthehet në një vend terrorist absolutisht i përgjegjshëm për atë që ka bërë kundër shtetit ukrainas dhe popullit tonë” – tha Zelensky.
Ai shtoi se të gjithë rusët që morën pjesë në vrasjet dhe agresionin kundër Ukrainës duhet të ndëshkohen.